Dje pasdite në Ferizaj, një person ka sulmuar zyrtarët policorë, që kishin shkuar për të intervenuar pasi i njëjti u denoncua nga një grua.
Rasti ndodhi në lokalin ku i dyshuari fillimisht kishte kanosur viktimën, e cila kërkoi ndihmën e Policisë.
Pasi zyrtarët policorë dolën në vendin e ngjarjes, i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat dhe ka rezistuar, e më pas eskaloi në sulm me grushte nga policëve.
Pavarësisht pengesave, Policia e ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar nga hetuesit policorë.
Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.