Gazetari Kreshnik Gashi ka folur për kriminelin Milan Radioijcic, ndërsa ka thënë se ai të paktën ka hyrë tri herë në Kosovë dhe ka dalë, pa u arrestuar.
Gashi në “Debat Plus”, tha se Radoijicic ka hyrë tri herë në territorin e Kosovës dhe ka dalë pa u arrestuar.
Ai ka treguar tri rastet e futjes se Radoijcic në Kosovë, siç tha ai, hera e fundit e futjes së tij në territorin e Kosovës ishte para sulmit në Banjska.
“Milan Radojçiqi deri tani ka hyrë tri herë në territorin e Kosovës, ka bërë parada dhe është larguar dhe nuk është arrestuar. Në njërin rast është larguar prej pikës kufitare dhe askush nuk është arrestuar për lirimin e tij. Në rastin e dytë Radojçiqi është futur në Leposaviç dhe kerkush nuk e ka penguar, ka dhënë mesazh dhe është arratisur prej Kosovës. Rasti i tretë, të paktën në atë që kemi parë në sulmin e Banjskës”, ka deklaruar Gashi.
Gashi gjithashtu tha se Qeveria Kurti me vullnetin e saj i ka lejuar shokët e Radojici që të punojnë në Policinë e Kosovës dhe askush nuk ka dhënë llogari për këtë.
“Me datë 23.03.2022 strukturat më të larta të Policisë së Kosovës të veriut kanë shkuar në Beograd dhe janë takuar me Milan Radojçiq. Janë kthyer të njëjtit në strukturën komanduese të PK-së dhe ministri aktual nuk ka guxuar as të pezullojë e as me i shkarku. Këta njerëz janë larguar nga Policia e Kosovës vetëm në momentin kur kanë vendosur të japin dorëheqje. Qeveria Kurti me vullnetin e vet i ka lejuar shokët e Milan Radojçiqit me punu për disa muaj në PK dhe askush nuk ka dhënë llogari për këtë punë. Këta njerëz nuk janë shkarkuar por kanë vendosur të e lëjnë Policinë e Kosovës. Njëra prej arsyejeve që Policitë e Kosovës nuk kanë vazhduar të jenë pjesë e PK-së është se qeveria Kurti i ka lejuar eprorët të cilët janë shok të Milan Radojçiqit, derisa kanë vendosur ata të largohen”, shtoi ai