Një pacientit në Spitalin Rajonal të Pejës i është gjetur një mjet shpërthyes.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni shëndetësor, Naim Sahiti i cili tha se qëllimi i pacientit nuk ishte shpërthimi i mjetit.
Sahiti tha se pacientit nga Istogu i është gjetur mjet shpërthyes në xhep dhe më pas me rastin janë marrë Policia e Kosovës.
“Një pacient i ardhur prej Istogut gjatë trajtimit e ka parë personelit që ka një mjet shpërthyes në xhep e ka lajmërua Policinë, pastaj Policia po merret me rastin…Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore me këmbë të këputur nuk e di arsye pse e ka pas atë mjet, qëllimi i tij ka ardhur me marr trajtim…Policia është duke u marr me pacientin ai është aty i është larguar mjeti”, theksoi ai.
Lajmi.net ka kërkuar detaje rreth ngjarjes edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen