Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shkruar letër kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, të cilit i ka thënë se Qeveria duhet ta përfundojë mandatin e saj me dorëheqje ose shkarkim.
Haradinaj i ka thënë Krasniqit se Qeveria nuk duhet ta përmbyllë mandatin me “vet-shpërndarje të Kuvendit”.
“Rrugëdalja është një platformë e përbashkët për qeverisje të re, pa Kurtin”, thuhet në fund të letrës.
Haradinaj thotë se kjo është “rrugëdalja e vetme nga kriza në vend”.
“Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook, duke publikuar letrën e plotë: