Policia e Kosovës ka hapur tender për t’u pajisur me rroba civile dhe këpucë elegante për zyrtarë policor.
Sipas tenderit që kushton 1.1 milionë euro, Policia e Kosovës është duke kërkuar këpucë standarde evropiane, rroba elegante (kat) 780 palë, setra 5 mijë copë, pantallona 5 mijë copë, këmisha 5 mijë e 800 copë dhe kravata 5 mijë e 800 copë.
Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara në prokurimin online E-Kosova , procedura e këtij tenderi është e hapur nga dita e sotme 27.05.2024 dhe afati për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje do të vazhdojë deri më datën 21.06.2024 14:00. Ofertat mund të dorëzohen edhe në mënyrë elektronike.