Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se PDK ka kërkuar zgjedhje të parakohshme “për shkak të degradimit të gjendjes ekonomike, sociale, në politikë të jashtme”.
“Nëse edhe dy ditë nuk arrijmë një dakordim të tillë, vendi do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të rregullta ashtu sic e parasheh kushtetuta”.
Tahiri u pyet se kush i është përgjigjur ftesës së PDK’së.
“Nuk është thjeshtë për një takim simbolik por iu bën thirrje partive politike qe të reflektojnë mbi kërkesën e PDK’së për shpërndarjen e Kuvendit dhe ne shpresojmë që prapë në këtë periudhën e fundit të kemi një reflektim të këtyre partie politike që ta shpërndajmë kuvendin sepse mendojmë që hapja rrugë të krimit të një qeverie të re përmes zgjedhjeve të parakohshme është në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Tahiri. /GazetaExpress/