Në nëntor të vitin e kaluar, një shtetas i Kosovës kishte goditur 16 herë më thikë bashkëshorten e tij në Innsbruck të Austrisë.
Në gjykatën rajonale të këtij Landi, 60-vjeçari u akuzua se pas një debati që kishte me gruan e tij (v.j. 50 vjeçare nga Shqipëria) në banesën e tyre, ka rrëmbyer një thikë kuzhine dhe e qëllon atë duke i shkaktuar disa plagë, nga të cilat e plagosura nuk arriti t’i mbijetojë, shkruan albinfo.at.
I akuzuari e ka pranuar veprën penale. Ai ka thënë në gjyq se mosmarrëveshja kishte filluar kur gruaja e tij u përpoq ta detyronte të hante supë në mëngjes. Përveç kësaj, gruaja e tij kishte folur keq për vajzën e tij nga martesa e mëparshme. Kjo e kishte shtyrë kosovarin të humbë kontrollin dhe ta godasë me thikë bashkëshorten e tij.
Mjeku ligjorë Walter Rabl, thotë se i akuzuari pas aktit të kryer, kishte dalë duke u shëtitur në qytetin e vjetër të Innsbruck-ut, ndërkohë e kishte lënë të plagosur bashkëshorten në banesë. Për shkak të mosofrimit të ndihmës së shpejtë, ajo ka ndërruar jetë. Pas një orë e gjysmë, kosovari kthehet tek ndërtesa e banimit dhe i bie ziles së fqiut. Atë e njoftoi për rastin dhe i kërkoi të thërriste policinë, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Gjyqtarja Helga Moser ka shpjeguar në vendimin e saj se brutaliteti i tepruar i aktit, pra goditja e disahershme me thikë, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i ndihmës për të shpëtuar jetën e të plagosures, kanë qenë arsyet rënduese në masën e dënimit me burgim të përjetshëm.
Megjithatë, aktgjykimi nuk është përfundimtar momentalisht