Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se kjo klinikë, përkundër se ishte nën renovime, ka kryer rreth 1300 operacione të suksesshme gjatë vitit të kaluar.
Rudari ka thënë se nga këto operacione, 300 sosh ishin intervenime në vena. Edhe pse është numri më i lartë i operacioneve të tilla ndonjëherë, ai ka thënë se lista e pritjes së pacientëve për operacione të venave mbetet ende shumë e gjatë, që nga paslufta.
Përveç listës së pritjes, Rudari ka theksuar se problem kyç mbetet mungesa e anesteziologëve. Ai ka thënë se fatmirësisht, patologjia e venave zakonisht nuk e rrezikon jetën e pacientit, prandaj prioritet marrin rastet më të rënda.
“Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja qendër në Kosovë që jep shërbime nga kjo patologji, domethënë vetëm në QKUK për momentin ofrohen shërbime të llojit të tillë, patologji vaskulare”.