Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar për një lajm të mirë.
Një person që ishte lajmëruar si i zhdukur është rikthyer në familjen e tij pas 10 ditësh.
Gjendja e tij shëndetësore është e mire.
“Me datë 23.05.2024 rreth orës 18:20 është gjetur personi mashkull kosovar i cili më herët kishte qenë i raportuar si i zhdukur, gjendja shëndetësore e tij raportohet të jetë e mirë. I njëjti është kthyer tek familja e tij”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.