Vdes ish komandanti dhe snajperisti i UÇK-së, varrimi i tij bëhet sot

Ka vdekur papritmas ish komandanti i UÇK-së, Halil Kolshi, i njohur me njofkën Kuburja.

Ai vdiq pas një sulmi kardiak ndërsa për vdekjen e tij njoftuan famikjarët.

KUBURJA ishte i përndjekur i regjimit serbo sllav ku si pasojë ka vuajtur denim me burg.

Pas lirimit nga burgu, ai ka vazhduar veprimtarinë ilegale në kontributin për çlirimin e vendit.

Në vitin 1998 iu ka bashkuar rradhëve të UÇK-së me vëllaun e tij Fadil Kolshi – Khomeinin, në betejën e Grykës së Llapushnikut.

Si luftetar e snajperidt i shquar i zonës së Pashtrikut, brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova, ai mori pjesë në betejën e Carralevës, në Çuka të Fushticës, në Arllat, Lladrovc, Rahovec, Terpezë dhe në fund ne vendlindjen e tij në Baicë.

Halili ndërroi jetë sot pas një sulmi kardiak. Ai la pas vetes gruan dhe djemtë Barutin, Topin dhe Kapsollin.

Varimi bëhet të hënën, më 19.09.2022 në ora 17:00 në fshatin Baicë, komuna e Lipjanit