,
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të njëjtit kanë kërkuar tretman në spital.
“Rreth orës 21:30 është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti, njofton Klankosova.tv.
Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në tualetet e palestrës “Minatori”, pas mbarimit të finales që u luajt në mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.