Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka hedhur kritika drejt kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas saj gjatë qeverisjes së tij nuk ka arritur që të realizojë ndonjë projekt të madh infrastrukturor.
“Kurti gjatë këtij trevjeçari mbahet mend që ka shku në Saradran dhe ka prerë shirtin e një ure tri metra, dhe Kurtin ne nuk e mbajmë mend për gjë tjetër, Kurti e ka zhblloku në letër rrugën për Mitrovicë dhe nuk ka bërë asgjë , ka hyrë në vitin e fundit të qeverisë së tij dhe ne nuk e kemi një projekt të madh infrastruktur për ta kujtuar zotin Kurti”, tha Bajrami në emisionin “Click”.
Tutje, Bajrami foli edhe ënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami foli për tenderët një burimorë.
Ajo tha se te ndërmarrjet publike që mbikqyren nga Qeveria janë 781 tendra njëburimorë në shumë prej 240 milionë, 209 milionë janë të nivelit qendror, dhe rreth 20 milionë e nivelit lokal.
“P.sh kur i kemi marrë kontratat burimore dhe e kemi parë Korporatën Energjetike, besoni ose jo sot me i kërku të dhënat ka 14 herë tenderë të negociuar për sigurim fizik , tani hera e parë mund të arsyetohet…herën e dytë ti nuk e bën një burimore , herën e dytë e shpallë tenderin”, tha Bajrami duke shtuar se këto 14 tendere i janë dhënë vetëm një kompanie”, tha ajo.