Në javën e tretë të grevës, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës nuk po arrijnë të kenë një marrëveshje të përbashkët.
Ndonëse kësaj, disa shkolla kanë nisur mësimin këtë javë ndërsa disa të tjera pritën javën tjetër. Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 euro për zyrtarët publik në kuadër të pakos për të përballur inflacionin. Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe BSPK po kërkojnë më shumë se kaq, ndërsa qeveria nuk po pranon.
Grafikë, pagat e punojësve të arsimit parauniverstar
513 euro është paga e një drejtori në institucion parashkollor; 424 euro paguhet një pedagog/psikolog në nivelin para fillor të arsimit ndërsa edukatoret kanë pagën 351 euro.
Një drejtor në një shkollë fillore ka pagën neto 544 euro ndërsa drejtori në një shkollë të mesme të lartë ka pagën 613 euro.
Pagat e mësimdhënësve dallojnë varësisht nga niveli i arsimit. Mësimdhënësi në shkollën e mesme të ulët (klasat 1-5) ka pagën 476 euro ndërsa ai në shkollën e mesme të lartë 456 euro.
Një mësimdhënës në shkollë të mesme ka pagën 515 euro.
Projektligji i pagave për zyrtarët publik këtë javë ka dal në konsultim publik. Sipas këtij projektligji koeficienti për punonjësit e arsimit para universitar nis nga 4.9 për biblotekistët dhe shkon deri në 6.4 për drejtorët e shkollave të mesme.
Në këtë projekligj thuhet se vlera e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit.
“Vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit. Përcaktimi i vlerës së koeficientit bëhet në pajtim me legjislacionin për menaxhimin e financave publike”- thuhet në këtë projektligj.
Sipas këtij projektligji koeficientin më të lartë të pagës e ka Presidenti i Kosovës, 18; paga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është 17.5; 17 është koeficienti i pagës së Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit.
Edhe në muajin shkurt në media rrodhi një draft i Projektligjit për Paga në sektorin publik, në të cilin koeficientët ishin nga 1 deri në 20. Në atë kohë pati reagime e pakënaqësi nga kategori të ndryshme të zyrtarëve publikë në lidhje me koeficientët.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK) kanë hyrë në grevë të përgjithshme që nga 25 gushti.
Ata po kërkojnë rritjen e pagës prej 100 euro për të gjithë të punësuarit deri në miratimin dhe zbatimin e Ligjit të Pagave; plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti si dhe zbatimin sa më parë të ligjit të miratuar për sigurimet shëndetësore.