Komandanti i KFOR gjeneralmajor Özkan Ulutaş, mirëpriti ardhjen e një kontingjenti të ri nga Gjermania, të enjten.
KFOR njofton se trupat do të caktohen në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it.
“Ardhja e një kontigjenti të ri të paqeruajtësve gjermanë pasqyron mbështetjen e gjatë të Gjermanisë për misionin tonë dhe për stabilitetin rajonal,” tha gjeneralmajori Ulutaş.
“Ai i shton forcë qëndrimit tonë tashmë të dukshëm dhe fleksibilitet në të gjithë Kosovën dhe do të kontribuojë në aktivitetet tona të përditshme drejt sigurisë së qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha ai.