Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur flamurin serb në shpinë, pavarësisht se iu kërkua ta hiqte.
“Asksh në botë nuk do të ma marrë flamurin tim”, është shprehur Vuçiq.
Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratuan këtë rezolutë me 84 pro, kundër 19 dhe 68 abstenim.
Miratimi i kësaj rezolute njeh Serbinë si autore të krimit, ndërsa data 11 korrik do të jetë përkujtuese e ngjarjes më të rëndë pas luftës së dytë botërore.