“3.2 milionë euro për dreka zyrtare. Kjo do të thotë se qeveritarët tanë së bashku kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije. 3.1 milionë euro për mobilie për zyre. 139 mijë euro për blerje të telefonave”.
Deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami, duke u thirrur në raportin financiar të Ministrisë së Financave, ka shkruar se Qeveria Kurti vetëm gjatë vitit 2023 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro.
Kurse, mbi 3 milionë të tera për mobile për zyre e rreth 140 mijë të tjera për blerje të telefonave.
“Sipas raportit financiar të Ministrisë së Financave, Qeveria Kurti gjatë vitit 2023 ka shpenzuar:
3.2 milionë euro për dreka zyrtare. Kjo do të thotë se qeveritarët tanë së bashku kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije. 3.1 milionë euro për mobilie për zyre. 139 mijë euro për blerje të telefonave”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Teksa ua ka përmendur xhipat e zi që kritikonte dikur VV-ja në opozita, Bajrami ka thënë se partia në pushtet po i varfëron qytetarët.
“Përpos këtyre milionëve të shpenzuar për lluks, tenderët një burimor janë korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti. Janë 240 milionë euro në tenderët e Qeverisë me negocim të drejtpërdrejtë.
Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë”,
“A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë, thoshin: “nuk hipim ne në xhipa me xhama të zi’’, shihni si kanë ndryshuar, metamorfozë e plotë”, ka shtuar Bajrami.