Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri.
Sot Policia e Kosovë ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin Agron Gashi dhe ta arrestojë atë, ku tashmë i është caktuar edhe masa e ndalimit policor për 48 orë.
Njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala ku tha se i plagosuri Jetnis Berisha është pjesëtar i FSK-së