Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri, ndërkaq tjetri me mjete të forta.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se ata janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Ai theksoi se personat e dyshuar nga ky rast janë në kërkim nga policia.
“Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit”,tha Gashi.