Kurorëzimi i dy vajzave në Tiranë, flet njëra prej tyre: Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e Zotit

Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT.

Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në prani të 80 të ftuarve, kanë veshur fustanet e bardha duke finalizuar në martesë lidhjen tyre nga e cila kanë dhe dy vajza tre vjeç.

“U bë me zhurmë por nuk ishte ky qëllimi. Qëllimi ishte t’i tregonim të gjithëve, që të jesh LGBT dhe besimtar, është mëse legjitime. Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e zotit. Dashuria është fjala e zotit. Dasmat edhe pa celebrim janë tipike në Shqipëri”, u shpreh Alba Ahmetaj nga komuniteti LGBT.

Kjo martesë ka ngjallur reagime të shumta pasi ligji shqiptar nuk i njeh këto martesa e kontaktuar nga Top Channel Drejtoria Gjendjes Civile thotë se në Regjistrin e Gjendjes Civile nuk është shënuar asnjë akt martese e, të dy shtetasve/ese të së njëjtës gjini.