Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një drekë punë më shefin e UNDP’së në Kosovë, Nuno Queiros.
ZKM ka treguar se për çka kanë diskutuar Kurti e Querios.
“Diskutuan rreth projekteve dhe programeve të bashkëpunimit. Në mesin e tyre, rreth strategjisë kundër korrupsionit, si një instrument që paraqet vizionin e qeverisë në luftimin e tij e që mbështetet dhe nga UNDP. Çështje tjetër e bisedës ishte dhe ajo e fondit të ekselencës, si një njësi e veçantë e ekspertizës, e cila financohet nga qeveria dhe menaxhohet nga UNDP.”
Kurti e falënderoi Querios për “bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë, i cili përveç çështjeve të lartcekura ndër të tjerash përfshin edhe fushën e mbrojtjes së komuniteteve joshumicë dhe drejtësisë tranzicionale”.