Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë ku një 40 vjeçare u plagos me armë gjahu nga i ati i saj 82 vjeçari Behar Musaku.
Top Channel raporton se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një debat mes 40 vjeçares Rudina Musaku dhe babait të saj i cili më pas vrau veten.
40 vjeçarja ishte e divorcuar dhe me fëmijë dhe kishte ardhur për të qëndruar tek prindërit e saj.
Mësohet se Rudina Musaku ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.