Rastet e dhunës në familjet kosovarë veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë.
Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici.
Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në një familje në rrugën “Çajupi” në Prishtinë”, ku janë kapur dy persona, babë e bir.
Siç merr vesh Sinjali, të dyshuarit janë përleshur me njëri – tjetrin pas një konflikti verbal që eskaloi në dhunë fizike.
Bazuar në informacionet e para, sherri mes tyre ka plasur për shkak të orientimit seksual të djalit 23-vjeçar.
Babai po dyshohet se tentoi që ta mbajë me forcë të birin në shtëpi duke mos e lejuar të dalë, teksa ky i fundjt i mllefosur u kap me të.
Të njëjtat burime thonë se palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.