Enver Robelli, gazetar që jeton dhe vepron në Zvicër, ka shkruar një status në “X”, ku ka kritikuar goxha ashpër vendet evropiane.
Në shkrimin e tij në gjuhën angleze, Robelli ka tingëlluar si një folklorist që këndon këngën “të fala Parisit”. Robelli kishte mesazh kritikues pikërisht ndaj Parisit, kryeqendrës së Francës.
Tutje, përveç Parisit, shënjestër e gazetarit nga Kamenica ishte edhe Berlini e Brukseli. Sipas Robellit, Brukseli, Berlini e Parisi janë pajtuar me autokratët.
“Nuk do të ketë integrim të Ballkanit në BE në të ardhmen e parashikueshme. Brukseli, Berlini dhe Parisi nuk e duan këtë. Ata janë pajtuar me autokratët. Ata e çmojnë njëri-tjetrin, me dijeni se po e gënjejnë njëri-tjetrin. Derisa situata të shpërthejë” – ka shkruar ai.
There will be no integration of the Balkans into the EU in the foreseeable future. Brussels, Berlin and Paris don’t want that. They have come to terms with autocrats. They praise each other in the knowledge that they are lying to each other. Until the situation explodes.
— Enver Robelli (@enver_robelli) May 18, 2024