Adrian Shtuni, analist i njohur shqiptar që vepron në Uashington të ShBA-së, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Duke komentuar letra që Qeveria e Kosovës dhe evropianët i dërguan njëri-tjetrit, Shtuni vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte i mirëpritur pa kushtëzime.
Tutje, Shtuni beson se besueshmëria e Qeverisë Kurti te aleatët është cenuar.
“Por rregullat dhe kushtet per anetaresim i bejne shtetet anetare qe i kishin bere te qarta prej kohesh pritshmerite ndaj lidershipit te Kosoves mbi permbushjen e obligimeve te marra per Asociacionin. Pra prisnin hapa konkrete te paracaktuar qarte, jo veç premtime e zotime alternative, sidomos kur dihet se besueshmeria tashme eshte cenuar per shkak te mungeses se qasjes bashkepunuese dhe veprimeve te vazhdueshme kokemevete” – ka shkruar ai.