Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila ka prodhuar ngërçe mes të dyja palëve.
Me këtë ka reaguar edhe emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak ku tha se edhe pas 7 rundesh bisedime nuk u arrit asnjë marrëveshje në të mirë të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.
Lajçak tutje tha se sërish fton palët për diskutim rreth një zgjidhje në të mirë të të dyja palëve.
“Dështon për herë të 7-të Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë një marrëveshje. Unë jam gati të pres sërish palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht”, shkroi Lakçak në ‘X’.