Tetë shqiptarë janë sulmuar në Beogad, derisa po merrnin pjesë në “EuroPride”, e cila u organizua sot në mbështetje të komunitetit LGBT.
Lidhur me rastin, ka shkruar gazetari Idro Seferi, i cili ka bërë të ditur se asnjëri prej tyre nuk janë të lënduar rëndë, por janë marrë për vizitë nga mjekët e emergjencës.
“Tete aktivist nga Shqiperia te komunitetit LGBT jane sulmuar duke u kthyer nga Euro Pride 2022. Aktivistet nga Tirana ishin pa percjelle te policise drejt hotelit te tyre. Dy prej ryre jane lenduar me rend dhe sapo u morren per nje vizite nga mjeket e emergjences. Aktivistet nuk jane lenduar rend, por kane dhimbje koke dhe kane kaluar momente shoku. Policia ka arritur ne vendin e ngjarjes. Te gjithe aktivistet jane mire. Jane sulmuar nga nje grup prej 10 personash radikal pas perfundimit te shetitjes dhe koncerteve ne kuader te Euro Pride qe u mbajt gjate gjithe javes. Sot ka qene dita e fundit e aktiviteteve”, ka thënë ai përmes një shkrimi në Facebook.