Kryeministri sllovak, Robert Fico ndodhet në rrezik për jetën pas atentatit sot pasdite.
Siç thuhet në profilin e tij zyrtar, ai është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe momentalisht është duke u transportuar me helikopter për në Banská Bystrica.
“Ndaj Robert Fico u bë atentat sot. Ai është qëlluar shumë herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të domosdoshmërisë së ndërhyrjes së shpejt”, thuhet në profilin e tij.
Dyshohet se Fico u qëllua me armë zjarri në bark, ndërsa mediat lokale në Sllovaki raportojnë edhe për plagë në gjoks dhe gjymtyrë.
Ngjarja ka ndodhur pasi Fico po dilte nga një mbledhje e Qeverisë.
Një dëshmitar i tha “Reuters” se fillimisht dëgjoi disa të shtëna dhe me pas pa një burrë të arrestuar nga policia.