Deputeti turk në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka ka thënë se është i zhgënjyer nga lajmi që Kosova as dje nuk është futu në agjendën e mbledhjes e kësaj jave të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Ai thekson se anëtarësimi i Kosovës është meritor sepse i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare“Kushtëzimi nga disa prej shteteve evropiane me progres në një proces krejt të ndarë nga ai i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është i padrejtë ndaj Kosovës dhe padrejtësi nga komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë”, ka shkruar Damka në një postim në Facebook.
Deputeti turk ka shtuar se ndjehet i neglizhuar nga liderët e shteteve mike që kanë vendosur deri më tani ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Komuniteti turk është komunitet kushtetues i Republikës së Kosovës, që ka kontribuar dhe kontribuon në vazhdimësi në zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe në harmoninë ndëretnike në Kosovë. I njëjti, përmes deputeti tonë, ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në votimin historik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në prill të këtij viti. Qasja në mekanizmat e Këshillit e Evropës, si ai i Gjykatës së Strasburgut paraqet mundësi të mirë dhe mundësi shtesë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave tona”, ka shkruar Damka.
Damka ka shtuar më tej se mohimi i një mundësie të tillë për shkak të një proces që ka të bëjë ekskluzivisht me një komunitet tjetër joshumicë, është shpërfillës dhe dekurajues për komunitetit turk në Kosovë si dhe për të gjitha komunitetet tjera që janë pjesë aktive e jetës shoqërore, kulturore dhe institucionale të Republikës së Kosovës.