Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka thënë se ende ekziston një rrugë e mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Knaus në një postim në “X”, ka shtuar se kjo kërkon lidership dhe që të zbatohen të gjitha standardet e Këshillit të Evropës për të gjitha shtetet anëtare.
“Përkundër disa raporteve pesimiste, ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës së shpejti. Kjo kërkon lidership, ashtu siç kërkon çdo përparim në politikë. Dhe një referencë të qartë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës që zbatohen për të gjitha shtetet anëtare”.
As më shumë, as më pak. Mundësi për një përparim në raportin e ri të Iniciativës Evropiane për Stabilitetit më vonë gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Knaus.
Knaus ditë më parë i kishte reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai kishte deklaruar se do të ishte fiasko diplomatike ndërsa pyeti se “përse t’i besohet drejtësisë së anëtarëve të BE-së, pavarësisht meritave?”.