Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili po qëndron në Pragë, ka bërë të ditur se ka takuar ambasadoren e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj.
Rama ka thënë se ambasadoren e ka informuar për vizitën e tij me përfaqësues të Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, Drejtorisë për Siguri dhe Emergjencën.
Ai ka thënë se këto informime në qytetin çek i ka bërë, për t`i ngritur kapacitetet dhe për të mësuar nga përvoja e kryeqytetit çek.