Pyetjes se, “A e shihni Vetëvendosjen në opozitë?”, gjatë emisionit “Click”, Tahiri iu përgjigj se nuk e sheh Vetëvendosjen me mbi dyzetë deputetë.
“Unë nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi dyzetë deputetë, personalisht, nuk e shoh. Une mendoj se janë disa procese të cilat është pa që ndoshta Vetëvendosja ka pasë vullnet por dije me i zbatu punët nuk i ka pasë”, tha Tahiri.
Tahiri tutje ka folur edhe në lidhje me kushtëzimin e Kosovës nga Bashkësia Ndërkombëtare për antarësimin në Këshillin Evropian, ku Kosova duhet të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Ai u shpreh se këtë çështje e sheh shumë të padrejtë.
“ Tek drafti unë kam dilemë dhe du me i thanë disa çështje, e para unë e shohë kushtin, kushtëzimin që e ka ba Bashkësia Ndërkombëtare e shohë tepër të padrejtë, se si janë sjellë me akaosovën në këtë formë e shoh tepër të padrejtë”, tha Tahiri.
Tahiri është shprehur se Kosova nuk mund të hyjë më në Agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit Evropian.
“Qysh me hi, po nuk është aty me hi koperativa në Kërpimeh me i than shtine qaty. Ajo është e kryme, sot ka qenë takimi, ky është takimi i zëvendës ministrave, jo i zëvendësministrave qysh i njohim ne por ministrat përfaqësohen nga ambasadorët dhe quhen zëvendësministra. E kanë pas një takim të ngjashëm javën e kalume nuk e kanë mbyll takimin sikur që janë mbyll sot seancat parlamentare me pritë mos po bon diçka, e kanë mbyll takimin edhe ditën e mirë”, tha Tahiri.