Ahmeti i MPJD-së e sulmon KiE-në për kushtin e Asociacionit: Nuk përkon aspak me vlerat

Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një shkrimi ka treguar se nuk është adresuar rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me aplikimin e Kosovës.

Tutje, ai ka treguar se ka gjasë që ky votim të shtyhet, ndërsa kushtin e Asociacionin e ka quajtur “të voshëm e jo zyrtar”.

“Në takimin e sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i mbajtur në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, nuk u adresua rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me aplikimin e Kosovës.

Ky kusht i ri, i vonshëm e jo zyrtar, nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Nëse ka një gjë nga Marrëveshja Bazike e Brukselit që do të mund të lidhej me anëtarësimin në Këshillin e Evropës është neni 4 i saj, me të cilin Serbia është pajtuar që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Siç dihet, ky nen është shkelur disa herë nga Serbia dhe kjo shkelje ka mbetur çdo herë e pa adresuar nga Bashkimi Evropian” – shkroi Ahmeti, ndër të tjera.