Një ditë pas takimit që kryeministri i Kosovës zhvilloi me zyrtarë të PDK-së, kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi këtë takim, pritet të mbledhë kryetarët e degëve të LDK-së.
Burimet e Gazetës bëjnë me dije se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar në takim kryetarët e degëve të LDK-së, në Selinë Qendrore të partisë në pasditen e së martës.
Arsyeja e këtij takimi të thirrur nuk dihet ende, por pritet që të merret vesh pas takimit./Express/