Qeveria Kurti që nga fillimi i mandatit është kritikuar për mungesën e investimeve kapitale. Raportit tremujor i Thesarit të Shtetit vë në pah mungesën e investimeve kapitale. Nga ky raport del që pesë ministri, nuk kanë shpenzuar asnjë centë në kategorinë për investimet kapitale. Ministritë paranë e kanë shpenzuar vetëm për paga dhe shtesa. Çka na thotë raporti?
Raporti tremujor financiar për muajt janar-mars thekson që disa ministri ende nuk ka filluar me punën, pavarëisht se ndodhemi gati në mes të vitit.
Edhe ato ministri që kanë filluar me punë, shpezimin e buxhetit të planfikuar për projekte kapitale e kanë në përqindje të ulët.
Projektet kapitale përfshijnë kryerjen e punëve të ndryshme, pra investimet në infrastrukturën rrugore, të arsimit, shëndetësisë, e të gjitha fushave të tjera.
Kush u “kursye”?
Për tre muaj, asnjë centë nuk e kanë shpenzuar për projekte kapitale Ministria e Bujqësisë, Ministria e Tregtisë, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministria e Bujqëisës që udhëheqet nga ministri Faton Peci, ka buxhet për projektet kapitale gati 4 milionë euro, por që deri më tani asnjë projekt nuk e ka filluar.
Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë e ministres Rozeta Hajdari, nuk ka shpenzuar asnjë centë nga mbi 9 milionë euro që ka për projektet kapitale.
Nga mbi 3 milionë euro të ndara për projektet kapitale, Ministria për Komunitete dhe Kthim e Nenad Rashiqit nuk ka shpenzuar asnjë.
Ngjashëm qëndron edhe Ministria e Administrimit të Pushetit Lokal. Ministri Elbert Krasniqi, nuk ka shpenzuar asnjë nga gati 5 milionë eurot e ndara për projektet kapitale.
Listës së mosinvestimve i bashkohet edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me kry me Donika Gërvallën. Nga 15 milionë euro, ka 0% në projekte kapitale.
Kush dhe sa shpenzoi për projektet kapitale?
Kampion për investime kapitale gjatë tre mujave të parë të vitit 2024, doli Ministria e Mbrojtjes.
Kjo ministri, shpenzoi 49 për qind të buxhetit 58 milionësh për projekte kapitale.
Ministria e Punëve të Brendshme e Ministria e Shëndetësisë me 8 për qind për projektet kapitale.
Ministria e mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukurës me 6 për qind, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë me 4 për qind e kështu me radhë me vlera edhe më të ulëta.
Ndërkohë nga totali 869 milionë e 176 mijë euro të ndara për projekte kapitale për nivel qendror e lokal, deri më tani janë shpenzuar 87 milionë e 430 mijë euro ose vetëm 10 për qind.
“Shpenzimet kapitale arritën vlerën prej 87.43 milionë euro, që paraqet një rritje prej 46.95 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 10% krahasuar me vlerën totale të buxhetuar për këtë kategori, apo 116% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.” – thuhet në raport.
Gjithashtu, në raport tregohet edhe për rritjen e shpenzimeve për paga dhe shtesa, ku ka një rritje prej 19 për qind apo 34 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.
“Shpenzimet për paga dhe shtesa shënuan vlerën prej 215.74 milionë euro gjatë këtij tremujori, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 27% krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori. Shpenzimet për paga gjatë periudhës raportuese paraqesin një rritje prej 19% apo 34.77 milionë euro më shumë krahasuar me shpenzimet e pagave në periudhën e njëjtë të vitit 2023, përfshirë edhe shpenzimet e ligjit të ri për pagat e zyrtarëve publikë dhe ndryshimin e koeficientit sipas Ligjit për ndarjet buxhetore te vitit 2024.” – thotë raporti.
Nga ana tjetër, edhe disa komuna nuk kanë realizuar buxhet në projekte kapitale.