Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka vizituar policin Januz Veselaj, i cili u plagos para disa ditësh në fshatin Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një grabitje në Kishën e këtij fshati.
Ai iu ka treguar atyre se si ka ndodhur rasti.
“Në shtëpinë e Kishës, ku banon prifti aty kanë hyrë hajnat mrenda. Dhe brenda janë kanë patrullat e qytetit tjeter patrullat janë kanë nëpër fshatra. Ne kemi shkuar menjëherë. Si e kemi marrë informacionin kemi shkuar aty, as dy minuta nuk jemi vonuar. Kolegu e dinte se ku janë sendet se qaty rrinte dhe si kemi hyrë brenda dera ka qene e hapur. Edhe ne jemi dal menjeherë prej veturës dhe kam vazhduar në krahun e majtë, ndërsa kolegu më tha se hajnat janë brenda kishes. Unë me revole në dorë kam shkuar afër derës. E kam zënë një pozicion dhe kam dëgjuar që mbrapa objektit janë duke ikur ata. Kam vrapuar shpejt kam dal në anën tjeter, unë me armë në dorë ju drejtova ‘Ndalu Policia’ se i pashë me maska dhe me rroba të zeza dhe ka shkrep një plumb, kam shkrep edhe unë, dhe pastaj me kanë plagosur në këmbë dhe jam rrëzuar dhe i kam shkrepur edhe shtatë plumba të tjerë dhe ata janë tërhequr”, ka thënë Veselaj.