Sot patën një takim përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it lidhur me bashkëpunimin e tyre për qeverisjen e re të vendit.
ALSAT M ka mësuar se të dyja palët kanë gjetur tashmë një gjuhë të përbashkët për një nga 5 pikat e marrëveshjes parimore mes tyre.
“VLEN-i kërkoi tërheqjen e menjëhershme të vendit nga nisma e Ballkanit të Hapur. Kjo ide, siç mëson televizioni, është pranuar edhe nga VMRO DPMNE, ndonëse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për të”, shkruhet në lajmin e këtij televizioni në gjuhën maqedonase.