Deputetja e AAK-së i kërkon llogari Kusari-Lilas: Pse Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm nën sanksione?

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se opozita ka bllokuar 300 milionë euro.

Bytyqi shprehet se kjo është përpjekje e qartë për ta fshehur keqmenaxhimin e fondeve të BE-së, përcjell klankosova.tv.

”Kusari-Lila duhet të kërkoj falje pse vendi është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra për bllokimin e 300 milionë eurove nga opozitaDështimin e qeverisë tuaj nuk e mbuloni dot as me gënjeshtra, zonja Kusari-Lila. Akuza e juaj ndaj opozitës se “kemi bllokuar 300 milionë euro” është veç një përpjekje e qartë për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë suaj për keqmenaxhim të fondeve të BE-së. Faktet tregojnë qartë se bllokimet janë rezultat i mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të qeverisë suaj, e cila nuk ka bërë përpjekje serioze për të zbatuar reformat dhe për të adresuar çështjet e identifikuara nga BE-ja. Në vend që të akuzojë opozitën pa bazë, do të ishte më mirë që Mimoza Kusari Lila të angazhohet në adresimin e çështjeve reale që kanë bllokuar fondet e BE-së dhe të japë llogari për mënyrën se si qeveria e saj ka menaxhuar këtë proces. Para se të tentohet të akuzohet opozita per Marrëveshje, do të duhej të ipej llogari se pse Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm nën sanksione!”.