Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid, e ka takuar ish-kryeministrin spanjoll, Jose Luis Rodríguez Zapatero.
Jahjaga tha se me Zapateron, se kanë biseduar edhe për “domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”.
“Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosdoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike. Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona”, tha Jahjaga.
Ish-shefja e shtetit theksoi po ashtu e ka falënderuar ish-kryeministrin spanjoll, për shërbimin e trupave spanjoll brenda KFOR-it në Kosovë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.