Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Mbyllja e xhepave rrugorë në stacionet e autobusëve në Prishtinë, funksioni kryesor i të cilëve është siguria e udhëtarëve, nga qytetarët dhe ekspertët e komunikacionit po konsiderohet si vendim jo i duhur i komunës.

Përpara këtij vendimi, autobusët dhe automjetet tjera ndaleshin tek xhepi rrugor, ku udhëtarët hipnin apo zbrisnin, ndërsa pas mbylljes së tyre me kocka, autobusëve e automjeteve iu duhet të ndalen në mes të rrugës.

KosovaPress ka qëndruar në rrugën “Agim Ramadani”,në kryeqytet, ku në të dy anët e rrugës janë mbyllur xhepat rrugor dhe automjetet shihen duke u ndalur në rrugë. Kurse, edhe në rrugën “UÇK”, po punohet që këta vendstacione të autobusve të mbyllen me kocka.

Derisa qytetarët ankohen për këtë vendim të komunës, thonë se duhet të tërhiqet mbrapsht.