Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi që kryeministri, Albin Kurti, iu ka dërguar ftesë për darkë pune liderëve të opozitës.
Mehmetaj ka thënë se Kurti është i mbështetur për muri si një frikacak i dëshmuar, iu ka bërë lutje partive opozitare që të takohen më të.
“Pasi i ofendoi në format më të liga dhe tentoi t’i poshtërojë duke iu thënë edhe “juve ju kërkon Vuçiç-i”, Albin Zajednica i mbështetur për muri si një frikacak i dëshmuar u paska bërë lutje partive opozitare që të takohen me të.” – ka shkruar Mehmetaj.
Ai tutje ka thënë se pranimi i kësaj ftese është legjitimim i akuzave e shpifjeve të tij.
“Pranimi i kësaj ftese dhe ulja në tavolinë me këtë fatkeqësi kombëtare është legjitimim i akuzave e shpifjeve të tij. Ky nuk është kryeministër normal, qeverisja e tij nuk është qeverisje normale, prandaj trajtimi i tij me normalitet është krejtësisht absurd.” – ka përfunduar Mehmetaj.