Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme (11 maj) rreth orës 16:00 në lagjen “Salo Salihi” të Shkodrës.
Shkak për të shtënat me armë zjarri dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes të rinjve.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur në kofshë 24 vjeçari Jaser Osmani i cili u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit i cili ia ka mbathur nga vendngjarja./TCh