Nuk janë të rralla rastet kur keqpërdoret edhe pozita e shejhut, pozitë kjo që fitohet dhe miratohet nga teqetë relevante brenda Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.
Një nga këta keqpërdorues është profesori nga Fushë Kosova, Astrit Dema.
54-vjeçari që në kohë të lirë konvertohet në shejh, ka mashtruar njerëz duke u marrë para.
Madje, në njërin prej rasteve kur shënoi hajmalinë për të cilën kërkoi edhe para, i tha pacientes që ta mbajë te sytjenat dhe vetëm ta prekë, asgjë më shumë.
Megjithatë, edhe ky ra në grackën e Piranjave, që shpërfaqën dallaveret e profesorit të vetëquajtur shejh.
KËTU mund ta ndiqni storien e plotë.