Kurti ik nga temat për “raportet me ShBA” dhe “mbrojtja e të dyshuarve”, fton liderët e opozitës për “përmbushjen e agjendës legjislative”

“Përmbushja e agjendes legjislative të sesionit pranveror” është arsyeja më e kotë që mund të ekzistojë për një takim të këtij niveli.

Po të ishin Kurti dhe VV të interesuar për agjendën legjislative do t’i rregullonin pajisjet elektronike të votimit në sallën e Kuvendit, por ky pushtet ka frikën ta evidentojë se si voton për tema në interes të qytetarëve.

Kjo ftesë është largim i Kurtit nga përgjegjësitë kushtetuese dhe kombëtare.

Sot, raportet e Republikës së Kosovës janë të lëkundura me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria e Kosovës nuk është një partner serioz i marrëdhënieve ndërshtetërore me SHBA-të dhe kjo temë është urgjencë kombëtare.

Sot, marrja në mbrojtje publike e njerëzve të pushtetit të dushuar për korrupsion dhe sulmi mbi institucionet që kanë për detyrë kapjen e krimit, është temë urgjente me të cilën duhet të ballafaqohet Kurti dhe jo për përmbushjen e agjendës legjislative.

Foltorja e Kuvendit i ka shërbyer Kurtit vetëm për sulme mbi gjyqtarët dhe prokurorët që guxuan të hetojnë për vepra penale njerëzit e Kurtit.

Sot, urgjencë kombëtare është degradimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti, me dëshirën e tij, e ka nxjerrë në Marrëveshjen e Brukselit Nenin 7 (Vetëmenaxhimin dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe) që nuk ka qenë në asnjë marrëveshje të mëhershme./Paparaci