Zëvendës-ministri i Infrastrukturës para dy dite u paraqit para prokurorëve për t’u deklaruar rreth dyshimeve mbi procesin administrativ përzgjedhës dhe atë logjistik të rrugës magjistrale Prishtinë – Podujevë.
E kush e di se çka ka ndikuar pozitivisht, megjithatë të “kontraktuarit” e Durmishit duket t’i kenë përvjelur mëngët.
Portalet lokale llapiane kanë publikuar pamje ku shihen punëtorët e angazhuar duke punuar në Lupç, fshat ky pikërisht në magjistralen përkatëse.