Ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare, ky është vendimi i gjykatës për policin kosovar

Gazeta raportoi të mërkurën për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit.

IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i arrestuar është Art Dafota dhe është ndaluar për 48 orë.

Pas vendimit për ndalimin e tij dje, sot u vendos që polici i arrestuar për ngacmim të dërgohet në arrest shtëpiak.

Sipas informacioneve që ka siguruar portali, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, vetëm 13 vjeçe.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.