Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani sot ka publikuar një video në profilin e saj zyrtar në “X” ku ka treguar se ka pasur rastin që të marrë mësimet e para për pilotimin e helikopterit të kompanisë “Bell”.
“Më pëlqeu mësimi im i parë i pilotimit të helikopterit me Pilotin Joe Decapite—një nga pilotët më me përvojë të Bell-it, i cili gjithashtu shërbeu në Kosovë 15 vjet më parë. E nderuar të mësoj nga më të mirët në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve”, ka shkruar Osmani.
Një postim të tillë e ka shpërndarë edhe zotëria i parë, Prindon Sadriu, i cili ka thënë se helikopterët e kompanisë “Bell” janë të njohur botërisht për përsosmërinë e tyre si në aspektin civil ashtu edhe në atë ushtarak.
Sadriu ka thënë se “është koha që Kosova t’i marrë”.
Se ka pasur një diskutim për bashkëpunim në të ardhmen mes kompanisë “Bell” dhe presidentes Vjosa Osmani, e kanë konfirmuar nga vetë kompania amerikane. Në një postim ku kanë treguar për vizitën e presidentes Osmani në zyrtar qendrore të tyre, nga “Bell” kanë thënë se e vlerësojnë mundësinë për të diskutuar për rreth bashkëpunimit në të ardhmen.
“Delegacioni u ndal në selinë e Bell si pjesë e vizitës së tyre në zonën #DFË dhe shijoi një turne ajror në Cowtown. Ne e vlerësojmë mundësinë për të diskutuar bashkëpunimin e ardhshëm”, thuhet në njoftim të “Bell”.
Bell had the incredible honor of cohosting with @cityofFortWorth leadership Her Excellency President @VjosaOsmaniPRKS , Ambassador @IlirDugolli, and a delegation from the Republic of Kosovo.
The delegation stopped in at Bell’s HQ as a part of their visit to the #DFW area and… pic.twitter.com/pmwOy2NvW4
— Bell (@BellFlight) May 10, 2024