Dje ka ndërruar jetë papritmas mërgimtari 27 vjeçar nga Kosova, me banim në Zvicër, Erblin Azizi.
I ndjeri ishte një inxhinier i diplomuar në UAS Zurich të Zvicrës.
Lajmin e hidhur për vdekjen e Erblinit e dha daja i tij, profesori Mustafë Bajrami.
Ky është njoftimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
‘Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun’
Miq e dashamirë! Ju bëj me dije se sot papritmas në moshën 27 vjeçare kaloi në mëshirën e Allahut nipi jonë i dashur Erblin Azizi. Ishte një besimtar i devotshëm, nip shumë i dashur, njeri me karakter të lartë që namazin kurrë nuk e linte dhe një inxhinier i diplomuar në UAS Zurich të Zvicrës!.