Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka folur edhe për shkuarjen në zgjedhje.
Ajo iu kundërpërgjigj nënkryetares së PDK-së Vlora Çitaku, se kryetari i këtij subjekti Memli Krasniqi, ka biseduar me përfaqësuesit e VV-së rreth kësaj çështje.
“E kam demantuar. Absolutisht nuk është e vërtetë. Në kuvend nuk ka pasur me askend. Unë bile kam pyetur në organizatë dhe e kam pasur të njëjtën përgjigje”, tha ajo në Klan Kosova.