Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar shqiptarët të cilët jetojnë në Teksas.
Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-në.
“Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme. Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.