Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numrat telefonik të Valës. Nga Telekomi kanë njoftuar se kjo ka ndodhur si shkak i migrimit të databazës së konsumatorëve mobil dhe ndryshimit të kodit mobil nga i Monakos në atë të Kosovës.
“Telekomi i Kosovës mbrëmë ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njejtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil. Është përfunduar migrimi i Databazës se Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim, do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit”, ka njoftuar Fadil Lepaja nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Telekom.
“Si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monakos me atë të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet. Fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kodin e ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, dhe me këtë rast disa konsumatorë kanë mbetur të palokalizuar”.
“Lusim konsumatorët për pak durim dhe mirëkuptim, pasi për shkak të ngarkesës momentale, operatorët tanë në Qendrën e Thirrjeve dhe rrjetet sociale ndoshta nuk do të mund t’u përgjigjen menjëherë, siç ndodh